Tentim vrasje në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një person ka pësuar lëndime trupore pas goditjes me thikë të mërkurën e 30 gushtit.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Fushë Kosovë, teksa viktima është dërguar në trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ky rast në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje  që kishte me viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Go to TOP