Ten Hag: Gjithmonë do ta zgjedhja Messin para Ronaldos

Erik ten Hag, sikurse e gjithë bota e futbollit, është përfshirë në debatin se cili është lojtari më i mirë në botë: Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

Tekniku holandez, duke e bërë dallimin në mes të dyve, ka thënë se gjithnjë do ta zgjedhte argjentinasin para portugezit.

“Cristiano asnjëherë nuk do të jetë lojtarë që krijon raste apo kujdeset për bashkëlojtarët e tij. Ai është një përfundues i aksioneve. Messi është diçka më shumë. Unë gjithnjë do ta zgjedhja Messin para Ronaldos”, shprehet ai.

Kjo deklaratë të 52-vjeçarit është bërë kohë më parë, para se të flitej për një kalim të tij në “Old Trafford”.

Në një situatë të tillë, kur dje u raportua se holandezi nuk llogarit në portugezin pasi ta marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”,  mundësitë që Ronaldo të ndërrojë ambient janë të mëdha. 

Go to TOP