Së bashku me Indinë, Egjipti është prodhuesi kryesor i jaseminit.
Megjithatë, tregtia e këtyre luleve shumë të kërkuara për prodhimin e parfumeve, është goditur nga pandemia COVID-19, lufta në Ukrainë, si dhe temperaturat e larta për shkak të ndryshimeve klimatike.
Fshati Shubra Beloula në deltën e Nilit është zemra e industrisë së kultivimit të jaseminit në Egjipt, që së bashku me Indinë, janë prodhueset më të mëdha në botë të kësaj kulture luleje.Lulja aromatike është aktiviteti kryesor ekonomik dhe burim të ardhurash për banorët e këtij fshati, i cili gjatë sezonit të vjeljes mes qershorit dhe shtatorit, punëson shumicën e popullsisë – rreth 15 mijë.Në fushat jashtë fshatit, punëtorët gjatë netëve relativisht të freskëta ose herët në mëngjes, duke përdorur elektrik dore, i mbledhin lulet me dorë nga shkurret.Nga ndarja e luleve të jaseminit, bëhet përzgjedhja se cilat lule do të përdoren për të përgatitur krem dhe vaj jasemini.Lulet e vjela më pas përpunohen për të prodhuar një koncentrat (masë e përqendruar), të njohur si absolut, i cili eksportohet në Evropë dhe gjetkë për industrinë e parfumeve.Mirëpo, tregtia është goditur fillimisht nga kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe nga lufta në Ukrainë, që e kanë ulur kërkesën dhe kanë çrregulluar zinxhirët e furnizimit.Abdo Badr (56 vjeç) duke folur me kultivuesit e lules pasi ka zbrazur një shportë plot me lule jasemini.Temperaturat e larta këtë verë si pasojë e ndryshimeve klimatike kanë nxjerrë në pah, gjithashtu, rrezikun e mundshëm që i kanoset lules së brishtë të jaseminit.