Tejkaloi shpejtësinë e kufizuar, gjobitet 21 vjeçja në Ferizaj
Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofere në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj pasi ka qenë duke vozitur me shpejtësi 112 kilometra në orë në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 kilometra në orë.
Policia ka njoftuar se për këtë kundërvajtje, ndaj saj është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurosh, janë dhënë 3 pikë negative, si dhe është caktuar masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit për një periudhë prej 6 muajsh, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë. /Kosova.info/
