Të rinjtë nga Gushtericë organizuan turneun humanitar: “Ta ndihmojmë Nemanjën të mposhtë kancerin” janë mbledhur rreth 1400 euro
Graçanicë, 11.04.2023
Autor: Berzat Berzati
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati
Të rinjtë e Gushtericës kanë grumbulluar rreth 1400 euro në një turne humanitar futbolli për trajtimin mjeksorë e një të riu të diagnostikuar me kancer. Të martën në organizim të Shoqatës Rinore Gushtericë është organizuar turneu humanitar në fusball me titull: “Ta ndihmojmë Nemanja Milladinoviqin ta mposht kancerin”.
Shuma e grumbulluar, sado simbolike, është sigurisht një shembull për të gjithë ata që duhet të ndjekin shembullin e tyre, si institucionet, sipërmarëesit, dhe të gjithë të tjerët që janë në gjendje të ndihmojnë këtij të rrinj.
Sipas informacioneve të organizatorëve dhe fotografive, gjatë turneut treditor në fshatin Gushtericë afër Graçanicës janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm pjesëmarrësish, janë regjistruar 24 ekipe dhe një numër i madh i qytetarëve të interesuar që kanë përkrahur këtë aksion humanitar dhe me këtë rast rreth 1400 euro janë grumbulluar, transmiton Kosova.info.

Organizatorët shfrytëzuan këtë rast për të falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë në këtë aksion të suksesshëm të aktivistëve të shoqërisë civile.
“Shfrytëzojmë këtë rast për të informuar dhe falënderuar publikisht të gjithë qytetarët e Kosovës që morën pjesë dhe kontribuan në grumbullimin e parave për trajtimin e Nemanjës. Se turneu i futbollit të mbyllur u mbajt me sukses nën sloganin “Ta ndihmojmë Nemanja Milladinoviqin ta mposht kancerin” thuhet në deklaratë.
Fjala vjen, Nemanja Milladinoviq (27) nga Guštericë e eperme afër Graçanicës, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë(kancer), prandaj pas ndërhyrjes kirurgjikale iu nënshtrua kimioterapisë. Dhe i gjithë ky proces është një sfidë financiare për prindërit dhe ata duhet të ndajnë disa mijëra euro në muaj.
Shkuarja në Beograd dhe qëndrimi në spital i kushton familjes së tij rreth 2000 euro në muaj, prandaj çdo mbështetje financiare është e vlefshme dhe ka për qëllim trajtimin e këtij të riu. shtojnë ata.
Dhe se janë të kënaqur me rezultatet e aksionit, si dhe se vendin e parë e ka fituar ekipi Gackë i vjetër, vendin e dytë Knez Llazar dhe vendin e tretë ekipi i Llivagjës.
“Në vetë turneun, 24 skuadra morën pjesë në një lojë të ndershme që zgjati tre ditore, duke garuar për më të mirët në turne, të gjitha me synimin për të mbledhur sa më shumë burime financiare për Nemanjën. Me atë rast ekipi nga Gackës e vjetër fitoi vendin e parë në turne. Ndërsa vendin e dytë e fitoi një ekip të rinjsh dhe organizatorët e turneut me emrin “Knez Llazarit”. është e thënë
Gjithashtu, të gjithë ata që duan të ndihmojnë këtë familje dhe Nemanjën mund ta bëjnë këtë përmes zhirro llogarisë:
205-9001022527702-86 për trajtimin e Nemanja Milladinoviqit. Ndërsa dorëzimi i mjeteve të grumbulluara do të bëhet në ditët në vijim thejsohët nga organizatorët.
