Të martën inaugurohet objekti i ri për prodhimin e dokumenteve

Ministria e Punëve të Brendshme, të martën më 5 mars, do të inaugurojë objektin e ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumente, i cili është në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.

Në inaugurimin e objektit do të marrin pjesë: kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe u.d. drejtori i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj.

Ceremonia do të mbahet në objektin e ish-Rilindjes dhe fillon në ora 08:30.

Go to TOP