Të martën grumbullohen hendbollistet e reja
Në javën e aktiviteteve të ekipeve kombëtare bëhet grumbullimi i radhës i hendbollisteve të reja të Kombëtares së Kosovës.
Bëhet fjalë për hendbollistet e Kombëtares U18 dhe të Kombëtares U16.
Grumbullimi bëhet të martën në Istog, ndërsa përfundon të shtunën. Të premten e të shtunën parashikohen ndeshje kontrolluese me skuadra të Superligës së Kosovës.
Kryetrajneri Faruk Shala i ka ftuar 19 hendbolliste të klubeve të vendit tonë.
Në vjeshtë, këto hendbolliste do të kenë aktivitet shumë të rëndësishëm ndërkombëtar. Do të paraqiten në fazën kualifikuese për Kampionat Evropian.
Shumica e lojtareve janë grumbulluar edhe më herët me Kombëtaret e moshave të Kosovës.
Lista e lojtareve
1.Diona Zhegrova, KHF Ferizaj
2.Elda Hergaja, KHF Prishtina
3.Eliza Shabani, KHF Vushtrria
4.Jusra Begu, KHF Vushtrria
5.Klea Kelmendi, KHF Besa
6.Melisa Sefa, KHF Shqiponja
7.Rina Bytyçi, KHF Istogu
8.Samanda Konjuhaj, KHF Besa
9. Natyra Arifi, KHF Prishtina
10.Elsa Shala, KHF Istogu
11.Rita Hasanaj, KHF Istogu
12.Artenisa Bytyçi, KHF Istogu
13.Elisa Gjikolli, KHF Besa
14.Ardiola Surdulli, KHF Samadrexha
15.Rinesa Jashari, KHF Tereza
16.Rona Zherka, KHF Shqiponja
17. Learta Gashi KHF Tereza
18. Arnesa Polaca, KHF Besa
19. Era Shaljani, KHF KEK-u /Kosova.info/
