Të lodhur dhe rraskapitur me zjarret në Turqi – publikohen pamjet e zjarrfikësve duke bërë një sy gjumë

Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit në pyll që ka dy ditë që po vazhdon në rrethin Marmaris të Muglas.

Ekipet e zjarrfikësve, të cilët punuan në përpjekjet e shuarjes së zjarrit, e kaluan natën duke fjetur në në rrugë.

Imazhet e ekipit të reagimit ndaj zjarrit duke fjetur në rrugë u shpërndanë gjithashtu në mediat sociale.

Theksojmë se dy prej zjarrfikësve tashmë kanë ndërruar jetë gjatë përpjekjeve për t’i shuar zjarret gjersa në total kanë vdekur pesë persona.

Ndërkohë, malet kanë filluar të digjen edhe në pjesën turke të Qipros gjersa po intervenojnë organet kompetente.

Ndryshe, Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka bërë inspektime duke fluturuar me helikopter mbi pyjet që po digjen.

Go to TOP