Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Të dielën zgjidhet “Miss Turizmi” Shqiptar

Njëra nga mbi 20 konkurrentet shqiptare nga të gjitha trojet etnike, pritet që të dielën në spektaklin kombëtar të bukurisë të zgjidhet “Miss Turizmi” Shqiptar.

Organizatori i këtij spektakli bukurie, producenti Shejtim Zeneli, tregon se të dielën me 24 shtator në Durrës në “Fafa Resort”, mbahet “Miss Turizmi” Shqiptar, ku pritet të marrin pjesë vajza nga Shqipëria, Kosova, diaspora dhe nga të gjitha trojet shqiptare.

Ai tregon se ky është edicionin 4 i cili kishte nisur në kohën e pandemisë më 2021.

“Vajzat që fitojnë në “Miss Turizmi” Shqiptar dhe ai i Kosovës do ta përfaqësojnë dy shtetet në konkursin e bukurisë në Kinë”, tha Zeneli.

Organizatori i këtij spektakli shtoi se tash kanë konfirmuar pjesëmarrjen mbi 20 konkurrente nga të gjitha trojet shqiptare.

Sipas tij në jurinë profesionale marrin pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe Evropa.

Producenti Shpejtim Zeneli, tregon se ka tre dekada qenë merret me organizime të spektakleve të bukurisë apo që nga viti 1993.

“Qëllimi i spektaklit “Miss Turizmi” Shqiptar është  promovimi i turizmit të të gjitha trevave shqiptare në arenën ndërkombëtare si dhe lobimi tek shtetet që se nuk e kanë njohur Kosovën”, tha producenti Shpejtim Zeneli.

Organizatori shton se kënaqësia e organizimeve të spektakleve të bukurisë është pasion dhe jo për interesa financiare e biznesore.

Sipas tij pos organizimit, pasion është edhe shëtitja në vende të ndryshme.

Derisa tregon se shqetësuese mbetet metat mos përkrahja nga institucionet e Kosovës, ku sipas tij në vendet tjera këto organizime mbështeten nga shteti.

Producenti Shpejtim Zeneli shpreson se më 2024 shteti do të mbështes organizmin e “Miss Freedom” apo konkursin e bukurisë botërore në tri shtete Kosovë, Shqipëri e Malin e Zi.

Go to TOP