Të afërmit ndihmojnë në hetimin e krimeve të luftës në Ukrainë

Ukrainasit, të dashur të të cilëve u vranë gjatë pushtimit të Izjumit, u mblodhën për të dhuruar ADN-në ndërsa hetuesit ndërtojnë raste për krimet e luftës që dyshohet se janë kryer gjatë pushtimit rus.


Njerëzit presin të dorëzojnë ADN-në e tyre për të identifikuar të afërmit e tyre të vdekur në qytetin Izjum, në rajonin verilindor të Harkivit të Ukrainës, më 4 nëntor.
1Njerëzit presin të dorëzojnë ADN-në e tyre për të identifikuar të afërmit e tyre të vdekur në qytetin Izjum, në rajonin verilindor të Harkivit të Ukrainës, më 4 nëntor.
Anna Sukhova, 78 vjeç, duke plotësuar dokumentet për hetuesit e krimeve të luftës para se të dhurojë ADN-në e saj për të konfirmuar identitetin e vëllait të saj të vdekur.  
2Anna Sukhova, 78 vjeç, duke plotësuar dokumentet për hetuesit e krimeve të luftës para se të dhurojë ADN-në e saj për të konfirmuar identitetin e vëllait të saj të vdekur.
 
Një burrë i nënshtrohet një testi të ADN-së brenda një laboratori mobil në Izjum. Një laborator mobil i ADN-së u krijua në qytetin ukrainas të rimarrë së fundi, që t'i ndihmojë të afërmit e njerëzve të gjetur në varreza për t'i identifikuar zyrtarisht eshtrat e të afërmve të tyre.  
3Një burrë i nënshtrohet një testi të ADN-së brenda një laboratori mobil në Izjum.

Një laborator mobil i ADN-së u krijua në qytetin ukrainas të rimarrë së fundi, që t’i ndihmojë të afërmit e njerëzve të gjetur në varreza për t’i identifikuar zyrtarisht eshtrat e të afërmve të tyre.
 
Një foto e 4 nëntorit tregon varre boshe në një pyll në Izjum pas zhvarrosjes së trupave nga hetuesit ukrainas të krimeve të luftës. Izjumi u pushtua nga forcat ruse nga prilli deri në fillim të shtatorit, kur një kundërofensivë masive ukrainase e zmbrapsi ushtrinë pushtuese nga rajoni i Harkivit.
4Një foto e 4 nëntorit tregon varre boshe në një pyll në Izjum pas zhvarrosjes së trupave nga hetuesit ukrainas të krimeve të luftës.

Izjumi u pushtua nga forcat ruse nga prilli deri në fillim të shtatorit, kur një kundërofensivë masive ukrainase e zmbrapsi ushtrinë pushtuese nga rajoni i Harkivit.
Anëtarët e Shërbimit të Urgjencës të Ukrainës duke pushuar gjatë punës për të zbuluar një varrezë masive në Izjum, më 16 shtator. Pas rimarrjes së Izjumit, u zbuluan disa varreza masive, duke përfshirë një me trupat e 440 njerëzve.  
5Anëtarët e Shërbimit të Urgjencës të Ukrainës duke pushuar gjatë punës për të zbuluar një varrezë masive në Izjum, më 16 shtator.

Pas rimarrjes së Izjumit, u zbuluan disa varreza masive, duke përfshirë një me trupat e 440 njerëzve.
 
Prokurorët ukrainas dhe ekspertët e mjekësisë ligjore duke ekzaminuar një makinë të djegur në Izjum më 31 tetor. Sipas dëshmitarëve, tre persona u qëlluan për vdekje nga trupat ruse brenda ose pranë kësaj makine gjatë pushtimit.  
6Prokurorët ukrainas dhe ekspertët e mjekësisë ligjore duke ekzaminuar një makinë të djegur në Izjum më 31 tetor.

Sipas dëshmitarëve, tre persona u qëlluan për vdekje nga trupat ruse brenda ose pranë kësaj makine gjatë pushtimit.
 
Një burrë duke u larguar nga një laborator mobil për testimin e ADN-së në Izjum më 4 nëntor. Testimi i ADN-së lejon që identiteti i trupave të konfirmohet pa kërkuar që të afërmit të kalojnë traumën e një identifikimi vizual.
7Një burrë duke u larguar nga një laborator mobil për testimin e ADN-së në Izjum më 4 nëntor.

Testimi i ADN-së lejon që identiteti i trupave të konfirmohet pa kërkuar që të afërmit të kalojnë traumën e një identifikimi vizual.
Inna Kupriyanov, një punëtore fabrike, pret të dorëzojë ADN-në për identifikimin e babait të saj në Izjum. Ukraina ka dërguar disa grupe hetuesish në rajonin e Harkivit. Prokurori i Përgjithshëm, Andriy Kostin, njoftoi se ekipet do të "inspektonin infrastrukturën e shkatërruar dhe faktet e vrasjeve të banorëve vendas".
8Inna Kupriyanov, një punëtore fabrike, pret të dorëzojë ADN-në për identifikimin e babait të saj në Izjum.

Ukraina ka dërguar disa grupe hetuesish në rajonin e Harkivit. Prokurori i Përgjithshëm, Andriy Kostin, njoftoi se ekipet do të “inspektonin infrastrukturën e shkatërruar dhe faktet e vrasjeve të banorëve vendas”.
Go to TOP