Taksistit në Prishtinë i grabisin para dhe dy telefona – arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka njoftuar rreth orës 01:00 pas mesnate, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë, ku një taksistit nga persona të dyshuar i janë grabitë një shumë parash dhe dy telefona.

“Ka qenë reagimi i shpejtë, i zyrtarëve policor, të stacionit Veriu në Prishtinë, ai që ka mundësuar, identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një arme”, thuhet në njoftim.

Personat e dyshuar: B.K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, F.A, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe F.A, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në së paku 6 raste të tjera të natyrës së njëjtë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar më mbajtje.

Go to TOP