Takimi BE – Ballkanit Perëndimor në Tivat, Kosova përfaqësohet nga Albulena Haxhiu
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet sot në Tivat të Malit të Zi.
Presidenca ka njoftuar se në këtë samit pritet të diskutohet për perspektivën evropiane të rajonit, Planin e Rritjes, si dhe çështjet e sigurisë dhe stabilitetit e rajonit.
“Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të marrë pjesë në Samitin BE, Ballkani Perëndimor, i cili mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi. Samiti mbledh udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar për perspektivën evropiane të rajonit, Planin e Rritjes, si dhe çështjet e sigurisë dhe stabilitetit. Në këtë samit, u.d. Presidentja Haxhiu do të përfaqësojë Republikën e Kosovës dhe do të riafirmojë përkushtimin e vendit për integrim evropian, trajtim të drejtë dhe të barabartë në procesin e zgjerimit, si dhe bashkëpunim rajonal në funksion të paqes dhe stabilitetit”, është thënë në njoftimin e Presidencës.
