Tahiri reagon pas miratimit të projektligjit të KPK-ës dhe KPM-ës

Kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe atë për Komisionin e Pavarur të Medieve (KPM)

Tahiri, në një reagim në Facebook, tha se do të shfrytëzojnë mekanizmat kushtetues për t’i dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Medieve, në mënyrë që të sigurohen për respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ai shtoi se miratimi i dy ligjeve janë përpjekje të përsëritura të këtij pushteti për kapjen dhe nënshtrimin e institucioneve të pavarura.

“Përpjekjet e përsëritura të këtij pushteti për kapjen dhe nënshtrimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe kontrollimin e mediave dhe të fjalës së lirë, e morën formën e vendimit me miratimin e dy ligjeve në seancën e sotme. Prandaj, sigurisht se do të shfrytëzojmë mekanizmat kushtetues për ti dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave në mënyrë që të sigurohemi për respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FOfficialAbelardTahiri%2Fposts%2Fpfbid0EqD9VPb4Yhs4Yf4jqji3dXrC5VhcmmTehnhxLcuvtTFdRiR1Ak49nbQkDsV4oATLl&show_text=true&width=500

Go to TOP