Daku i uron suksese Llapit në Europa League

Nënkampioni i Kosovës Llapi, sot debuton për herë të parë në UEFA Europa League, raundi i parë para-kualifikues, ku si kundërshtar do ta ketë ekipin polak, Wisla.

Një mesazh motivues skuadrës së Tahir Batatinës, e mori nga Rusia.

Mirlind Daku përmes rrjeteve sociale i ka mbështetur lojtarët e klubit llapjan duke i uruar suksese.

Daku kohëve të fundit ka qenë në vëmendje për gjestin josportiv gjatë ndeshjes Shqipëri-Kroaci në Euro 2024, ku u dënua nga UEFA me dy ndeshje moslojë.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë tashmë është rikthyer në Rusi te skuadra e Rubin Kazanit, por ai ka kohë të merret me video-mesazhe në vend se të fokusohet te ekipi i tij.

Go to TOP