Tahiri qëndroi në Lupç të Poshtëm të Podujevës, premtoi fuqizim të bujqve dhe veprimtarive tjera ekonomike

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, qëndroi të shtunën në Lupç të Poshtëm të kësaj komune. Ai tregoi se u takua me banorët e fshatit dhe se diskutoi me ta rreth problemeve me të cilat ballafaqohen.

“Në Lupç të Poshtëm së bashku me Lirika Humolli kandidate për asamble komunale dhe kandidatin Sokrat Kika patëm kënaqësinë të takojmë banorët e fshatit. Njëkohësisht patëm mundësinë të diskutojmë rreth problemeve, halleve me të cilat ata ballafaqohen për shumë kohë.” shkroi Tahiri në një postim në Facebook.

Ai tutje tha se premtoi fuqizimin e bujqve dhe veprimtarive të tjera ekonomike, mbështetje të fuqishme për arsim si dhe mirëqenie sociale.

Go to TOP