Fitojnë Ballkani e Llapi, por jo edhe Drita

Ballkani dhe Llapi kanë arritur të fitojnë në Javën e tridhjetë e katërt të Superligës, por jo edhe Drita. 

Ballkani ka mposhtur bindshëm Fushë Kosovën, me rezultat 3-0. 

Hamidi (32′), Kryeziu (52′) dhe Karrica (88′) kanë realizuar për skuadrën nga Suhareka. 

Ndërsa Llapi ka mposhtur Malishevën me rezultat 1-0, me golin e Januzit në minutën e tridhjetë e shtatë. 

Drita ani se vendas nuk ka arritur të triumfojë ndaj Feronikelit. Ndeshja është mbyllur me rezultat 0-0. 

Nga ana tjetër, Dukagjini ka mposhtur Prishtinën me rezultat 1-0, pas golit të Sylës (58′), si dhe Gjilani ka mposhtur Lirinë me rezultat 3-1, ku në listën e realizatorëve të golave janë shënuar Jarovic (29′) dhe Shabani (46′, 57′). Goli për Lirinë ka qenë autogol nga Shehi (35′). 

Pas ndeshjeve të sotme, Ballkani kryeson me shtatëdhjetë e dy pikë, Llapi gjendet në vendin e dytë me gjashtëdhjetë e tetë pikë, ndërsa Drita në vendin e tretë me gjashtëdhjetë e gjashtë pikë. 

Go to TOP