Tahiri për arratisjen e Enver Sekiraqës: Dështimi i radhës i drejtësisë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në nivelin më të ulët.

Ai përmes një postimi në “Facebook” thotë se arratisja e Enver Sekiraqës është dështimi i radhës i institucioneve të drejtësisë dhe për këtë duhet dhënë llogari. Sipas tij kjo është një arsye më shumë përse vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme. /Kosova.info/

Go to TOP