Tahiri: Nuk mund të bëhet Vetting nga një parti, ta marrë përsipër Kuvendi

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se duhet reflektuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias sa i përket Vettingut.

Sipas Tahirit, procesin e Vettingut duhet ta marrë përsipër Kuvendi i Kosovës.

“Nuk mund të bëhet Vetting nga një parti”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Tahiri tha se ligji i prezantuar nga Qeveria bie ndesh me Kushtetutën dhe me konstatimet e Komisionit të Venecias, “andaj është e nevojshme që ky ligj t’i sillet Kuvendit dhe të diskutohet”. “Nuk do të kemi konsensus nëse ky proces shtyhet nga vetëm një parti politike”, përfundoi ai.

Go to TOP