“Sytë, gojën dhe veshët e mbyllur”, Albulena Haxhiu i bën karikaturë KFOR’it
Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka shpërndarë një karikaturë, e cila e kritikon KFOR-in për reagimin e saj kundrejt kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.
Ajo nuk ka shkruar asnjë shkronjë si komentim, por vetëm ka shpërndarë në ‘story’ këtë karikaturë.
“KFOR-i e ka dërguar një ekip në zonë dhe është në kontakt me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, dhe me autoritetet e Serbisë”.
Përmes një komunikate për media, KFOR-i ka thënë se është në kontakt të ngushtë edhe më misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX.
“Ne u bëjmë thirrje palëve që t’i ulin menjëherë tensionet dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme, të cilat mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejmë”.
Kosova e konsideron arrestimin e tre zyrtarëve policorë si kidnapim nga autoritetet e Serbisë në territorin e Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë janë arrestuar në Tresave/Bare që gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.
Beogradi, në anën tjetër, deklaron se nuk bëhet fjalë për kidnapim, por për arrestim të policëve në territorin serb.

