Syla: Ministria e Jashtme gënjeu, Manastirit ia falen tokat, por kushtet s’janë plotësuar

Gazetari Valon Syla ka thënë se zëvendësministri i Jashtëm dje ka gënjyer së bashku me Ministrinë e Jashtme, të cilët thanë se kushti për Këshill të Europës është plotësuar.

Syla në një postim në Facebook tha se Manastirit të Deçanit ia falen tokën, por kushtet s’janë plotësuar pas deklaratës së emisarit amerikan Gabriel Escobar që tha se Kosova duhet t’i plotësojë edhe dy kushte për anëtarësim në Këshillin e Europës.

“Njëri është… [ka të bëjë] me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, tha Escobar për Radion Evropa e Lirë sot.

Ndërkaq, Syla ka thënë se Qeveria duhet të japë dorëheqje.

“Dje zavendes ministri i jeshtem ka rrejt. Cka eshte ma keq, edhe Ministria e Jashtme ka rrejt ne nje note verbale duke insistu qe kushti per Keshill te Europes eshge plotesu. Manastirit ja falen tokat po kushtet sjane plotesu. Sepse kusht kryesor mbi kushte tjera eshte mos me rrejt. Me i rujt aleancat. Kjo qeveri ka rrejt po rren dhe po hup toka, aleate dhe miq. Doreheqje menihere duhet se kjo eshte skandal i papame. Kosova me kete Qeveri Kurti ka mbet fikall vet. Pa asnje shok. Pa asnje ndihme. Mbreti Kurti eshte cullak, si ajo legjenda e vjetër Cipridon cullak”, ka shkruar Syla në Facebook.

Zëvendësministri i jashtëm, Kreshnik Ahmeti, dje tha se ndër tri kushtet që kanë pasur nga KiE ishte edhe prona për manastirin e Deçanit, kusht i cili sipas tij, nga dje është përmbushur dhe se pritet që këtë vit Kosova të anëtarësohet në KiE.

“Nga ato tri kushte ishte edhe kjo për pronën e manastirit dhe si e tillë që nga dje ky kusht është plotësuar, dhe se çështja standardeve dhe kritereve tashme është përmbushur dhe ajo që duhet të ndodhë janë hapat që do t’i ndërmarr KiE që të sigurohet anëtarësimi i Kosovës këtë vit”, theksoi Ahmeti në RTK.

Go to TOP