Sveçla tregon kur përfundon koncept-dokumenti për vettingun në MPB

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë të enjten se deri në fund të  këtij viti do të përfundojë koncept-dokumenti për zhvillimin e procesit të vettingut në këtë ministri dhe agjencitë e saj.

Ka treguar se është formuar grupi punues për këtë çështje.

“Ky koncept-dokument do ta analizojë gjendjen aktual, do të përcaktojë objektivat që synohen të arrihen përmes vettingut në MPB dhe agjencitë vartëse të saj dhe të ofrojë opsione që mund të ndiqen më pas për të zhvilluar një proces të tillë”, ka thënë Sveçla.

Vettingu nëpër institucione ka qenë një nga premtimet e partisë në pushtet sa ishte në opozitë

Go to TOP