Sveçla i kundërpërgjigjet Qalajt: Policia e Kosovës është dëshmitare se ajo zonë nuk ka qenë e kontrolluar që nga paslufta

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, njëherit deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se ‘Policia e Kosovës ka patrulluar në liqenin e Ujmanit, në këtë resurs të rëndësishëm të vendit, që nga viti 2008”, duke i quajtur të pavërteta deklaratat e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla se nuk ka pasur patrullim në atë zonë që nga paslufta.

Sveçla është kundërpërgjigjur Qalajt, duke thënë se edhe Policia e Kosovës është dëshmitare se zona e liqenit të Ujamanit nuk ka qenë e kontrolluar që nga përfundimi i luftës.

“E di vetëm një rast kur realisht në një bark është bërë një shëtitje aty, vet Policia e Kosovës janë dëshmitarë se ajo zonë nuk ka qenë e kontrolluar që nga përfundimi i luftës. Unë po ju them edhe një gjë, ne kemi edhe një zonë ku ka kalim kufitar të pakontrolluar. Ekziston një urë në liqenin e Ujmanit që gjysma është në territor të Kosovës dhe gjysma në territorin e Serbisë dhe në masë të madhe ajo nuk kontrollohet, e mos të flasim për pjesë të tjera që nuk janë kontrolluar deri tash”, tha ai.

Go to TOP