Super përballja në mes Liverpool dhe Chelseat, formacionet zyrtare

Liverpool do ta pret Chelsean në “Anfield” në kuadër të javës së tretë në Premier League.

Të dy skuadrat kanë pasur një fillim të mirë me nga dy fitore.

Jurgen Klopp ka bërë tre ndryshime në ekipin e Liverpool.

Andy Robertson kthehet si mbrojtës i majtë, duke bërë paraqitjen e tij të parë të sezonit pasi u shërua nga një dëmtim i kyçit të këmbës. Fabinho kthehet në mesfushë, ndërsa Roberto Firmino fillon për herë të parë në këtë sezon, pasi u fut nga stoli në dy ndeshjet e para të Liverpoolit.

Ndërsa Thomas Tuchel bën vetëm një ndryshim nga fitorja e Chelseat kundër Arsenalit.

N’Golo Kante zëvendëson Mateo Kovacic në mesfushë.

Go to TOP