Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person, i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Kështu ka njoftuar PK-ja me anë të raportit të saj, ku është shtuar se, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Tutje, shtohet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ky rast raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë.

“Prishtinë 21.11.2022-19:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosova e. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK-ja.

Go to TOP