Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet një person në Fushë Kosovë

Të dielën, në Fushë Kosovë është arrestuar një person, pasi i njëjti kishte sulmuar fzikisht bashkëshorten e tij.

Siç njoftohet në raportin e Policisë së Kosovës, i dyshuari pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën, bashkëshorten e tij.

“Më 22.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin policor të Kosovës.

Go to TOP