Sulmohet seksualisht nga tre persona e mitura në Podujevë

Një vajzë e mitur është sulmuar seksualisht nga tre person në Podujevë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 2 nëntor.
Sipas Policisë lidhur me rastin është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale.

“SULM SEKSUAL/Podujevë 02.11.2022 – 13:00. Me 18.11.2022 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre persona të dyshuar. Është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale”, thuhet në raportin e PK-së.

Më tej thuhet se rasti është duke u hetuar.

Go to TOP