Sulmohet nga qentë endacakë një grua në rrugën “C” në Prishtinë

Prania e madhe e qenve endacakë në kryeqytet, po rrezikon vazhdimit jetën e qytetarëve.

Pre e një sulmi nga tre qenë ka qenë sot një grua në rrugën “C” në kryeqytet.

Video është publikuar në rrjetet sociale, teksa shihet që gruaja shtrihet në tokë si pasojë e sulmit nga qentë. Nuk dihet nëse e njëjta ka pësuar lëndime.

Ndryshe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në fillim të këtij muaji ka njoftuar se janë hapur 18 pika të reja ushqyese për qentë endacakë në kryeqytet dhe totali i tyre ka shkuar në 23.

Rama ka thënë se vendimi për të hapur pika ushqyese në zona të ndryshme të Prishtinës është marrë në bazë të studimeve, që, sipas tij, kanë treguar se i ndalin sulmet ndaj njerëzve. 

Go to TOP