Sulmohet fizikisht gjyqtari në një ndeshje futbolli në Pejë

Një person është arrestuar pasi që e kishte sulmuar fizikisht gjyqtarin e referimit në futboll, i cili kishte qenë duke referuar në një ndeshje futbolli.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:10 në fshatin Brestovik, Pejë.

Siç thuhet në raport, pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedure të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar gjyqtar i referimit në futboll i cili kishte qenë duke referuar në një ndeshje futbolli. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedure të rregullt”, thuhet në raport.

Go to TOP