Sulmi në Gjermani, Konsullata e Kosovës publikon numrin emergjent
Konsullata e Republikës së Kosovës në Stuttgart ka njoftuar se është “në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe me pjesëtarët e mërgatës sonë në këtë qytet”, pasi një person në Mannheim të Gjermanisë përplasi automjetin e tij në një turmë njerëzish.
“Pas sulmit që ndodhi sot në qytetin e Mannheim-it, Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe me pjesëtarët e mërgatës sonë në këtë qytet”, thuhet në njoftim.
Konsullata ka publikuar një numër telefoni, ku mund të kontaktojnë shtetasit e Kosovës që kanë nevojë për ndihmë.
“Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, që kanë nevojë për ndihmë, të na kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës:
+49 152 37337814.
Ju lutemi të qëndroni të sigurt dhe të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale”. /Kosova.info/
