Sulmi ndaj ekipit të RTK-së, AGK: Shqetësues dhe i papranueshëm
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar për sulmin që është bërë sot ndaj ekipit të RTK-së në Zveçan.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se sulmet e tilla janë të papranueshme dhe shumë shqetësuese
“AGK-ja, i fton organet e rendit, vendore dhe ndërkombëtare, që të garantojnë siguri për ekipet e mediave, të cilat po raportojnë mbi tensionet në komunat veriore të vendit”, thuhet në njoftim.
Prev Post
Sulmohet vetura e RTK-së në Zveçan
