Sulm me thikë në Gjermani, plagosen disa persona, mes tyre edhe aktivisti i ekstremit të djathtë/ Pamjet e frikshme u transmetuan drejtpërdrejt në Youtube

Disa persona janë goditur me thikë nga një person me thikë gjatë një organizmi politik të ekstremit të djathtë në qytetin gjerman të Manheim.

Sulmuesi me thikë goditi disa njerëz, duke përfshirë aktivistin e ekstremit të djathtë Michael Stürzenberger, 59 vjeç rreth orës 11:30 të mëngjesit me kohën lokale, sipas The Mirror.

Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt në YouTube treguan aktivistët anti-islamik nga Pax Europa duke u përgatitur për të mbajtur një tubim të vogël kur një person me thikë iu afrua një burri dhe filloi ta godiste me thikë.

Kalimtarët e rastit u panë duke nxituar për të ndihmuar viktimën që u sulmua nga autori, i cili u përplas përtokë.

Pak çaste më vonë sulmuesi nisi të qëllonte me thikë kë t’i dilte përpara. Kalimtarët më pas u përleshën me autorin dhe u përpoqën të largonin të plagosurin e parë që mbeti në dysheme.

Ai pësoi një plagë me thikë në pjesën e pasme të këmbës. Sulmuesi më pas goditi me thikë pas shpine një oficeri policie.

Në këtë moment policë të tjerë ndërhynë dhe qëlluan mbi të. Sipas gazetës gjermane Bild , Stürzenberger ishte një nga viktimat në sulm.

Politikani i ekstremit të djathtë është dënuar dy herë për fyerje të policisë dhe “nxitje dhe denigrim të mësimeve fetare”, tha gazeta.

Pas sulmit, mjekët u panë duke trajtuar të paktën tre persona në vendngjarje. Rreth zonës ku ndodhi goditja me thikë u vendos edhe një kordon policie.

Go to TOP