Suedi-Shqipëri, dalin në shitje bileta të tjera për tifozët shqiptarë

Kombëtarja shqiptare nesër mbrëma luan miqësoren me Kilin, ndeshje kjo që luhet në Parma të Italisë.

Kuqezinjtë pas ndeshjes me Kilin, miqësoren e radhës do të luajë në udhëtim te Suedia, sfidë kjo që luhet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët shqiptarë që janë të interesuar të ndjekin ndeshjen miqësore Suedi – Shqipëri, se mund të vazhdojnë të blejnë bileta edhe në sektorët 120-121. Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm, biletat për katër tribunat e vëna në dispozicion për tifozerinë shqiptare, janë shitur të gjitha”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

FSHF sipas këtij njoftimi, ka rënë dakord me Federatën Suedeze të Futbollit që të hapen dy sektorë të tjerë për të gjithë tifozët e interesuar për të ndjekur miqësoren Suedi – Shqipëri që do të luhet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit duke nisur nga ora 19:00.

FSHF bën me dije se biletat e vlefshme për këtë ndeshje do të shiten online në këtë link: Bli bileta për ndeshjen Suedi – Shqipëri

Procedura se si mund të blini biletë online:

Klikoni në linkun Bli bileta për ndeshjen Suedi – Shqipëri dhe më pas klikoni në hapësirën “BUY TICKETS”

Në momentin qe klikoni do t‘ju shfaqen sektorët dhe vendet ku ju mund të zgjidhni biletën tuaj.

Përzgjidhni mënyrën e dërgesës së biletës: Përmes e-mailit apo aplikacionit AXS.

Hapni një llogari në axs.com ose në aplikacionin AXS TICKETS.

Metoda e pagesës: Përzgjidhni metodën e pagesës duke zgjedhur ”PAY BY CARD” ku mund të përdorni: American Express, MASTER CARD ose VISA.

Pasi të keni marrë biletën, nuk është i nevojshem printimi i biletës, pasi ajo është elektronike. 

Go to TOP