Substanca që vrasin

Interesimi i të rinjve për të pasur një trup të formuar është shtuar. Ky interesim fatkeqësisht ka filluar të kthehet edhe në kundërefekt, duke bërë që shumë persona të përdorin suplemente të dëmshme për shëndetin, me qëllimin e shtimit të masës.

Në këtë formë, marrja e tyre, siç janë steroidet, ka ngritur alarmin e profesionistëve shëndetësorë për rritjen e shkallës së sulmeve kardiake.

Frekuentimi i fitnesit është një mënyrë e shkëlqyeshme për të mbajtur trupin në formë dhe për të përfituar shumë avantazhe për shëndetin.

Por, në Kosovë fitnesi po shoqërohet me marrjen e suplementeve dhe proteinave të cilat janë të rrezikshme kur përdoren pa udhëzim të mjekut, siç janë steroidet.

Zeqiri, trajner fituesi,përveç që tregon haptas mbi efektet negative të përdorimit të steroideve, ai është njëri nga trajnerët e vetëm që e pranon që edhe vet ka përdorur suplemente të tilla një kohë.

“Përdorimi i steroideve pa udhëzim mjekësor është i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë dëme serioze për shëndetin, ky suplement përveç që mund të çojë në shumë ndërlikime, ajo mund të çojë edhe deri tek fertiliteti apo edhe humbja e jetës”, tha Zeqiri.

Këtë suplement, pa asnjë kriter, me të madhe e rekomandojnë kryesisht trajnerët e fintesit.

Go to TOP