Studimi/ Si një tigan mund të rrezikojë shëndetin e gjithë familjes

Sipas një studimi të kryer në Austri u zbulua se një gërvishtje e vetme në tiganin tuaj mund të rezultojë të jetë pjesë e vakteve tuaja të përditshme.

Sipas mjekëve në ‘Universitetin Flinder’ në Austri u zbulua se një tigan i cili kishte vetëm një të gërvishtur 5 cm, mund të lëshonte 2.3 milion grimca.

Grimcat rezistente ndaj nxehtësisë që përdoren për të krijuar një shtresë jo ngjitëse quhen Substanca Per-dhe polifluorinuara [PFAS] të janë kimikate që qëndrojnë përgjithmonë në tiganin tuaj.

Këto kimikate me parë kanë qenë të lidhura sistemin imunitar madje edhe me kancerin.

Për të matur grimcat ekspertët përdoren valët e dritës, të cilat ishin në gjendje të gjurmonin se sa lehtë ato mund të përhapen dhe lëvizin përreth.

Kur në laborator u bë numërimi u pa se ishin më shumë se 9000 grimca plastike në tigan, dhe ne fund të studimit ekspertet rekomanduan të mos përdoren tiganët qe nuk ngjisin.

Studiuesit në Qendrën e Shkencave të Shëndetit Mjedisor të Kalifornisë Jugore në SHBA zbuluan më parë se kimikatet mund të fshihen përgjithmonë edhe në tenxhere, lugë apo sende të tjera shtëpiake.

Image
Go to TOP