Studimi/ Ja pse shqiptarët janë gjumashët më të mëdhenj në planet

Gjumi është shumë i rëndësishëm për çdo njeri.

Por kush e kishte menduar se shqiptarët mbajnë rekordin botëror si njerëzit që flenë më shumë gjumë?

Një studim i fundit i revistës ‘Nature’ po bën shumë bujë në mediat ndërkombëtare.

Kjo për shkak se ky është studimi më i madh i kryer ndonjëherë në shkallë globale për kohëzgjatjen e gjumit.

Në vend të parë si njerëzit që flenë më shumë gjumë janë shqiptarët, aq sa portali i njohur ‘Big Think’ shkruan: “Doni të flini më gjatë gjumë? Shkoni në Shqipëri”.

Shqiptarët flenë mesatarisht 7 orë e 32 minuta çdo natë. Kjo është ndjeshëm më shumë se një japonez mesatar, që fle 6 orë dhe 38 minuta.

Por si është e mundur që shqiptarët flenë kaq shumë?

Shkencëtarët thonë se kjo mund të shpjegohet me normat kulturore dhe vendndodhjen gjeografike.

E thënë më ndryshe, disa vende e quajnë normal gjumin edhe pasdite, apo edhe në orar pune. Pra, nëse doni të flini më shumë, duhet të punoni më pak, të hani më mirë dhe të ushtroheni më shumë.

Ose siç rekomandon ‘Big Think’: Emigroni në Shqipëri.

Go to TOP