Starmer paralajmëron Putin: Pasoja të rënda nëse shkel marrëveshjen e paqes

“Vladimir Putin do të përballet me pasoja të rënda nëse ai shkel një marrëveshje paqeje me Ukrainën”, ka paralajmëruar kryeministri britanik, Keir Starmer ndërsa planifikuesit ushtarakë perëndimorë fillojnë të hartojnë plane për të zbatuar çdo marrëveshje midis dy vendeve.

“Qëllimi i marrëveshjeve të sigurisë është t’i bëjë të qartë Rusisë se do të ketë pasoja të rënda nëse ata do të shkelin ndonjë marrëveshje. Kjo është arsyeja pse ai do të kërkojë një komponent amerikan; sepse Putinit duhet ta ketë të qartë se do të ketë pasoja të rënda nëse ai shkel linjat. Kështu që qëllimi i këtij plani është të sigurojë që ne të ruajmë paqen siç është në Estoni dhe në të gjitha vendet e tjera në të cilat jemi vendosur“, u shpreh ai.

Kryeministri britanik i dha paralajmërimin e tij presidentit rus pas takimit me zyrtarë nga 31 vende në bazën ushtarake Northwood jashtë Londrës, ku ata kanë filluar të skicojnë se cilat forca perëndimore mund të vendosen për të mbrojtur Ukrainën në të ardhmen.

Starmer tha se Putini nuk do të lejohej të vërë veton mbi mënyrën se si Kievi vendos të mbrohet, pasi presidenti rus kërkoi çmilitarizimin e Ukrainës si pjesë e çdo marrëveshjeje paqeje.

Bisedimet u zhvilluan në sfondin e negociatave të vazhdueshme midis SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë, me bisedimet që pritet të rifillojnë në Arabinë Saudite të dielën.


Go to TOP