Stadiumi ‘’Santiago Bernabeu’’ i thotë sonte lamtumirë Toni Kroosit

Sonte Real Madridi e zhvillon ndeshjen e fundit të këtij edicioni në La Liga.

Madrilenët luajnë në shtëpi ndaj Real Betisit. Për fansat e Realit, ky do të jetë një takim i madh, pasi Toni Kroos e luan ndeshjen e fundit në ‘’Santiago Bernabeu’’.

Për Kroosin, sfida e javës së ardhshme finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit do të jetë e fundit për gjermaninë, pasi do të pensionohet nga futbolli.

Kroos cilësohet si një futbollist i veçantë, specifik dhe unik, sa Madridi nuk do të mund të luajë më në të njëjtën mënyrë. Kjo skuadër mund të jetë po aq efektive, edhe më torturuese për rivalët e saj, por kurrë nuk do të jetë aq e qetë, sa estetike, aq logjike, sa racionale.

Kroos solli mendje të shëndoshë në futbollin madrilen për një dekadë. Nga një blerje e goditur, ai u bë shtyllë e skuadrës me një shpejtësi që nuk e kishte kurrë në këmbë. Truri i tij është ai që funksionon më shpejt, gjithmonë një hap para pjesës tjetër.

I njëjti organ i ftohtë që ka vendosur të ndalojë kur askush nuk e priste. Një vendim që “Bernabeu” nuk e kupton plotësisht, por që do ta respektojë ashtu siç di.

Go to TOP