Sveçla për videon për Radojçiqit: Hyri në veri, qëndroi disa orë dhe u kthye prapë në Serbi
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka folur për video-incizimin e nënkryetarit të Listës Serbe Milan Radojçiq, i cili ishte shfaqur nga veriut i Kosovës.
Sveçla tha se Radojçiq nuk është në veri, duke thënë se ai është futur në Kosovë ka bërë një video-incizim dhe kur është kthyer në Serbi e ka publikuar incizimin.
“Ai nuk është në veri, ai është fut në Kosovë. Ka bërë një video-inicizim ka dalë në Serbi, dhe pastaj është publiku video-incizimi. Prej një krimineli që ka pas rrugët dhe dyert e hapura në Prishtinë, e të mos themi edhe ne veri, tashmë është një ikanak që kërkohet nga institucionet e Republikës së Kosovës. Absolutisht që frikësohet( institucioneve të Kosovës)”, tha Sveçla.
Sipas të parit të MPB-së, numri dy i listës serbe nuk ka pasur për synim t’i sfidojë institucionet e Kosovës.
“Sipas informatave, është çështje orësh. Qëllimi i videos nuk ka qenë që t’i sfidojë institucionet e Kosovës, por për të kërcënuar banorë tanë lokalë atje, për t’i bërë të dëgjueshëm ndaj tij dhe grupeve të tij – tha ai në një intervistë për RTK-në.
Nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiq, është një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Ai është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndaj tij institucionet kosovare kanë lëshuar një urdhërarrest.
