Endri Çekiçi ka shënuar supergol ndaj Galatasaray
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Endri Çekiçi ka shënuar një supergol për Konyaspor.
Konyaspor janë duke luajtur përball Galatasaray, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e shtatë në Superligën turke.
Ekipi i shqiptarit ishte në disavatazh 1:0, por, arriti të barazojë gjithçka në minutën e 15` me anë të një supergoli.
Rezultati aktual pas 45 minutave të para vazhdon të jetë i barabartë 1:1.
Në anën tjetër, për ekipin e Galatasaray nuk është në formacionin zyrtar Milot Rashica, i cili këtë merkato kaloi te gjiganti turk.
Më poshtë e gjeni golin e Endrit:
