Shkupi mposht Lincolnin, me një ‘këmbë’ në raundin tjetër

Shkupi ka shënuar fitore ndaj Lincoln Red Imps, në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Mamadou Danfa, në minutën e 11-të, derisa golin e dytë, Sunday Damilare Adetunji, në minutën e 29-të. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Shkupi shënoi edhe njëherë, me Roy Chipolinan, i cili shënoi autogol.

Ndeshja kthyese në mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet pas një jave.

Ndryshe, Kampioni i Kosovës, Ballkani, barazoi në “Fadil Vokrri” ndaj Zalgirisit.

Go to TOP