Ambasadori amerikan: Do të dëshiroja ta shihja Kosovën pjesë të Ballkanit të Hapur
Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se do të dëshironte ta shihte Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën si pjesë e Ballkanit të Hapur.
“Nuk jam i sigurt se është një kritikë e vlefshme kur thuhet se Ballkani i Hapur është përpjekje e Serbisë për të dominuar ndaj të tjerëve. Kështu thuhej dekada më parë në BE për Gjermaninë”, ka thënë Hill.
Hill ka shtuar se pjesëmarrja e Kosovës dhe Bosnjes në këtë nismë varet nga ato, shkruan N1.
Prev Post
Moti në Kosovë
