Kardiologu i reagon Nagavcit: S’ke asnjë meritë për njohjen nga SCOPUS, e bëra unë personalisht

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar sot se Kosova është njohur nga platforma shkencore SCOPUS.
Ndaj ministres ka reaguar kardiologu Gani Bajraktari, i cili thotë se njohjen ia solli ai dhe se ministria nuk ka asnjë meritë për këtë. Sipas tij, asnjë ministri nuk është marrë asnjëherë me këtë çështje.

“Por per kete nuk ka asnje merite Ministria dhe as ti personalisht! Sepse une personalisht (si individ) e bera kete (shif disa nga dhjetera komunimet qe kam bere)! Kjo, sepse edhe 14 vjet pas shpalljes se pavaresise askush nga Ministria nuk eshte marr me kete pune: As ata qe ishin para jush, as ju! Dhe kjo eshte shume keq”, ka shkruar në ‘Facebook’ ai, duke ia bashkëngjitur postimit fotografitë e komunikimit me përfaqësues të platformës shkencore.

“Mesazhi i ketij shkrimi: Perpiquni qe te beni dicka te mire per vendin, duke mos u perpjekur qe ta ktheni ate ne kembim te meritave ditore, ne valute konvertibile politike per cdo gje qe frymon!”, vijon ndër të tjera postimi i tij.

Go to TOP