Sevilla negocion me Sampaolin për postin e trajnerit

Sevilla janë në kërkim të një trajneri të ri.
Pas një starti aspak të mirë nga Sevilla, drejtuesit e klubi po mendojnë shkarkimin e trajnerit, Julen Lopetegui.

Në shtatë ndeshje sa kanë zhvilluar ekipi andaluzian kanë një fitore, katër humbje, dhe dy barazime.

Mediet në Spanjë po raportojnë që shkarkimi i Lopeteguit është çështje kohësh, teksa klubi janë duke kërkuar zëvendësuesin e tij.

Sipas raportimi të ‘Cadena Ser’, Sevilla janë duke negociuar me argjentinasin, Jorge Sampaoli.

Rafa Benítez, Jose Bordalas apo Javi Gracia janë emrat të tjerë që mund ta marrin stolin e andaluzianëve.

Go to TOP