Sporti kosovar në 16 vjet shtet

Kosova në 16 vjet ekzistencë si shtet vazhdon të krenohet me arritjet e sportit duke e vlerësuar si një nga segmentet kryesore në rrugën për shtet ndërtim të suksesshëm.

Ajo që i parapriu prezantimit të sportistëve kosovar në arenën ndërkombëtare, është anëtarësimi i Komitetit Olimpik të Kosovës e padyshim se kjo i shërbeu si proces edhe ndërkombëtarizimit të federatave tjera sportive të cilat deri atë kohë nuk e kishin arritur këtë status duke thyer me këtë rast edhe izolimin e padrejtë shumë vjeçar të sportit kosovar, raporton RTK.

Xhudo padyshim e thotë fjalën kryesore sa i përket sukseseve me 3 medalje të arta olimpike, pa harruar edhe sukseset e sporteve tjera individuale e ekipore.

Lajmi më i mirë që Kosova si shtet e mori, ishte ai kur më 9 shtator të vitit 2023 vendit tonë iu besua organizimi i Lojërave Mesdhetare.

Go to TOP