Bayern në kaos, përplasje mes Kimmich dhe Low

Nuk ka paqe në shtëpinë e Bayern. Fillimisht humbja ndaj Leverkusenit, më pas humbja në Champions League ndaj Lacios dhe në fund humbja ndaj Bochum-it vërtetuan një krizë të thellë në skuadrën e Tuchel. Prandaj është normale që nervat të jenë të tensionuara, sidomos mes ekipit dhe trajnerit.

Siç raporton Bild, në fakt duket se Joshua Kimmich dhe Zsolt Low, zëvendësi i Thomas Tuchel, për pak sa nuk u përplasën në dhomat e zhveshjes dhe se të dy nuk ranë në kontakt vetëm falë ndërhyrjes providencale të kapitenit Manuel Neuer, i cili i ndau.

Sipas Lothar Matthaus, tani komentator i Sky Deutschland, disa lojtarë janë në mosmarrëveshje me stafin stërvitor. Mes tyre, përveç Kimmich, janë edhe Muller, Goretzka dhe De Ligt.

Go to TOP