Spanjë, arrestohen shtatë vetë për racizëm ndaj Vinicius Jr

Policia spanjolle ka arrestuar shtatë burra të martën për incidente të ndara të urrejtjes kundër futbollistit të Real Madridit, Vinicius Jr.

Liga kryesore e futbollit të Spanjës ka kërkuar ndryshime në ligjin spanjoll që do t’i mundësonte asaj të marrë hapa për të frenuar racizmin në stadiume, shkruan Reuters,

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka shprehur mbështetje për Vinicius Jr, për të cilin ai priste që të qëndronte në klub.

Ai ka kritikuar protokollet e” vjetruara” të Spanjës për t’u marrë me racizmin në këtë sport duke shtuar se do të konsideronte t’i largonte lojtarët e tij nga fusha nëse ata do të abuzoheshin përsëri gjatë një loje.

Go to TOP