Spalletti i sinqertë: Spanja ishte dukshëm më e mirë se ne

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, pranoi me sinqeritet disfatën e ekipit të tij ndaj Spanjës në ndeshjen e dytë të Euro 2024, duke theksuar se kundërshtarët ishin më të fortë dhe fituan me meritë.

“Ata ishin shumë të fortë dhe fituan me meritë”, deklaroi Spalletti. “Diferenca ishte freskia, ne shpesh bënim lexime me vonesë të lojës. Çelësi i problemit është se ishim nën nivel në reagim dhe për të rifituar pozitat. Na krijuan probleme për shpejtësinë e zgjedhjeve. Kur futa lojtarë më të freskët u rikuperuam në intensitet dhe krijuam situata për të barazuar”, shtoi ai.

Spalletti vuri në dukje se ekipi italian vuajti nga agresioni dhe presioni i Spanjës, duke humbur shumë pasime. “Kishte shumë dallime, nuk mund të flasim për asgjë tjetër. Nëse nuk ke të njëjtën këmbë si të tjerët, nuk mund të bësh zgjedhje me të njëjtën shpejtësi. Kur je përballë një kundërshtari cilësor, atëherë humbet çdo mundësi reagimi”, shtoi Spalletti.

Trajneri i Italisë vlerësoi gjithashtu cilësitë teknike të lojtarëve spanjollë, veçanërisht të Williams dhe Yamal, duke theksuar se koha e reagimit ishte një faktor vendimtar. “Përtej cilësive teknike mbi mesataren e Williams dhe Yamal, në përgjithësi kohët e reagimit ishin të ndryshme”.

Përpara ndeshjes së ardhshme kundër Kroacisë, Spalletti mbetet i kujdesshëm, duke theksuar se rezultati do të varet nga përgatitja dhe qasja e ekipit në atë ndeshje vendimtare.

Go to TOP