Spahiu për refugjatët: Në duhet të dëshmojë se në jemi të aftë dhe të gatshëm që t’i hapim dyert

Me rrëmbimin e pushtetit në Afganistan nga talebanët, i gjithë rajoni ka mundësi të shkëputet nga proceset demokratike.

Ish Ambasadori i Kosovës në Ankara, po ashtu i akredituar për vendet e Lindjes së Mesmë, Avni Spahiu e pohoi këtë në një intervistë për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.

Spahiu kur u pyet se cili do të jetë ndikim i talebanëve tani në rajon ai shtoi se do të ketë ndikim politik dhe po ashtu do të ketë implikime humanitare.

“Në aspektin politik do të kemi një pasqyrë krejt tjetër në rajon duke e ditur që shumica e vendeve atje janë autokrate”

“I tërë ai rajoni do të shkëputet nga proceset demokratike dhe në këtë aspekt është humbje për vendet demokratike dhe do të vazhdojnë trazirat pa zhvillime demokratike dhe kjo është breng për demokracitë perëndimore”.

Po ashtu, Spahiu kur foli për aspektin humanitar duke e ditur gjendjen në të cilën gjendet Afganistani thotë se do të ketë refugjatë të cilët do të iu duhet një vend për strehim.

“Në aspektin humanitar do të ballafaqohemi së shpejti me valë të refugjatëve tani më ka afër gjysmë milioni refugjatë afganë që janë gati të dalin jashtë vendi”.

“Njëra është që kjo ka ardhur si kërkesë e SHBA-ve, aleati ynë kryesorë dhe nuk ka si të themi jo kësaj kërkese”.

“Dhe së dyti ne vetë kemi qenë një periudhë refugjatë ku na kanë hapur derën shumë vende demokratike për popullin e Kosovës dhe ne nuk e kemi harruar këtë prandaj në duhet të dëshmojë se në jemi të aftë dhe të gatshëm që t’i hapim dyert për ata që janë në ditë të vështira”.

Go to TOP