Spahiu: Nuk e di qysh ka fytyrë Vitia me dalë në televizion, e lëre më të kandidojë për Prishtinën

Analisti Nexhmedin Spahiu ka kritikuar ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia, për siç thotë ai, paaftësi totale për të menaxhuar pandeminë.

“Kjo që ka ndodh me Ministrinë e Shëndetësisë është për tu habitur, nuk e di qysh ka fytyrë Arben Vitia me dalë në televizion, e lëre më të kandidojë për Prishtinën”, tha Spahiu në Edicionin Special.

“Ish dashtë marre mi ardh me qenë ministër”

“Jo veç aj mu shkarku, po ren zingjiri deri te drejtorët e komunave”.

“Është skandalozë, turp i botës”.

“Po të isha ministër unë më kurrë nuk do të dilja në publik”.

Go to TOP