Spahiu: Ekipi që nuk përfaqëson një komb nuk ka vend në Ligën e Kombeve

Analisti Nexhmedin Spahiu ka shprehur kritika të forta ndaj përfaqësimit të Kombëtares së Kosovës në futboll duke theksuar se problemi kryesor i dështimeve të saj është natyra politike.

Sipas Spahiut, atmosfera që rrethon kombëtaren e Kosovës promovon patriotizmin me ngjyrat e kuq e zi në vend të atyre verdh e kaltër.

Ai kritikoi edhe udhëheqësit e FFK-së, që deri vonë e quajtën ekipin vetëm përfaqësuese dhe jo kombëtare, gjë që e sheh si skajshmërisht demotivuese.

Sipas tij, për këtë arsye shumë njerëz publikë e shohin flamurin verdh e kaltër si të imponuar dhe refuzojnë të pranojnë një komb kosovar.

Spahiu gjithashtu akuzon liderët politikë për mungesë të motivimit dhe fajëson ligjin për sponsorizimet në sport që ka sjellë në krye të klubeve persona të përfshirë në korrupsion, të cilëve sporti nuk u intereson fare. /Kosova.info/

Go to TOP